Telegrafi

Notat e lojtarëve, Roma 2-4 Inter: Shkëlqejnë Bastoni dhe Mkhitaryan

Inter ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në udhëtim ndaj Romës në kuadër të javës së 24-të në Serie A, duke bërë një hap gjigant drejt titullit kampion.

Në një ndeshje ku golat dhe spektakli nuk mungoi, epërsia kalonte sa në njërën anë në tjetrën, me të dy ekipet që luajtën një futboll mjaft atraktiv dhe sulmues.

Me këtë fitore Interi ka bërë një hap të madh në luftën për titullin kampion, teksa Roma ka marrë një goditje të rëndë sa i përket garës për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Sipas SofaScore, Inter në përgjithësi u vlerësua si skuadër më e mirë me notën e përgjithshme 6.93, ndërsa Roma mori notën 6.66.

Lexo po ashtu Inter mposht Romën në udhëtim me rikthim spektakolar dhe bën një hap gjigant drejt titullit

Lojtarët më të vlerësuar të Interit ishin Alessandro Bastoni (7.7) dhe Henrikh Mkhitaryan (7.5), paraqitje të mirë pati edhe Marcus Thuram që mori një 7.2.

Në anën tjetër, tek Roma lojtarët më të vlerësuar ishin Stephan El Shaarawy (7.7) dhe Leandro Paredes (7.2).

Dështimi në këtë ndeshje doli të ishte Angelino i cili mori notën 5.7.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

/Telegrafi/