Real Madridi ka arritur të shënojë fitore ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Benzema dhe Marco Asensio.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Dani Carvajal që u vlerësua me notën 7.8.
🏁 FP: @RealMadrid 2-0 @ChelseaFC_Sp
⚽ @Benzema 21', @marcoasensio10 74'#UCL pic.twitter.com/GrPt7p2pyZ— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 12, 2023
Paraqitje të mirë kishin edhe David Alaba (7.7), Benzema (7.6) dhe Toni Kroos (7.5).
Te Chelsea më i miri ishte Kepa Arrizabalaga me notën 7.7, ndërsa më i dobëti ishte Raheem Sterling me notën 6.0.
Notat e lojtarëve të Real Madridit dhe Chelseat
/Telegrafi/