Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Real Madrid 3-2 Barcelona: Vazquez e Bellingham shkëlqejnë, Cubrasi dhe Cancelo dështim

Real Madridi dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku mbretërit fituan me rezultat 3-2 në El Clasicon e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.

Vinicius Junior, Lucaz Vazquez dhe Jude Bellingham i shënuan golat për Los Blancos, ndërsa Andreas Christensen dhe Fermin Lopez gjetën rrjetën për Blaugranat.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Vazquez që shënoi, asistoi dhe fitoi një penallti, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 8.8.

Pas tij vlerësim të lartë mori Bellingham me notën 8.4, që shënoi golin më të rëndësishëm të ndeshjes.

Te Barcelona Marc Andre ter Stegen u vlerësua me notën 7.6 si më i miri, ndërsa dështim ishin Pau Cubarsi me 6.2 dhe Joao Cancelo me 6.3.

Notat e lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës

/Telegrafi/

Exit mobile version