Ndeshja kthyese e çerekfinales mes Real Madridit dhe Chelseat doli të jetë spektakël në vete, ku anglezët edhe pse fituan 3-2, u eliminuan nga mbretërit që kishin fituar ndeshjen e parë 3-1.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese kishte të njëjtin rezultat 3-1 për anglezët, duke dërguar këtë përballje në vazhdime, ku goli i Karim Benzemas vendosi ndeshjen.
Mason Mount, Antonio Rudiger dhe Timo Werner i shënuan golat për Chelsean, ndërsa Rodrygo dhe Karim Benzema shënuan për mbretërit.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje doli të jetë Mount me notën 8.4.
🏴 Mason Mount against Real Madrid:
🔘 63 Touches
🔘 36 Passes
🔘 82% Pass Accuracy
🔘 4 Chances Created
🔘 1 Assist
🔘 1 Goal
🔘 2/4 Crosses
🔘 1/1 Long Balls
🔘 5 Duels Won
🔘 2 Fouls Suffered
🔘 1 TackleBrilliant. #CFC #UCL #RMACHE pic.twitter.com/qO3IgKWepX
— Mozo Football (@MozoFootball) April 12, 2022
Pas tij lartë të Chelsea u vlerësuan edhe Werner (8.2) dhe Recce James (7.8).
Te Real Madridi më të mirët ishin Dani Carvajal, Rodrygo, Luka Modric dhe Karim Benzema.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/