Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-0 RB Leipzig, Courtois i pakalueshëm

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi ka marrë fitore komode ndaj RB Leipzig në kuadër të raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Paraqitja e kampionit në fuqi të garës më të madhe evropiane për klube ishte shumë më e mirë në krahasim me skuadrën gjermane, andaj edhe nota mesatare më e lartë është në favor të Los Blancos.

Thibaut Courtois ishte i pakalueshëm dhe ka marrë vlerësim të lartë, sikurse edhe golashënuesi Fede Valverde.

Lexo po ashtu Reali merr pikët ndaj Leipzigut

Anësori i ekipit mysafir, Christopher Nkunku, ka marrë notën më të ulët në këtë takim.

Në vijim është vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Real Madrid 2-0 RB Leipzig. /Telegrafi/