Real Madridi ka marrë fitore komode ndaj RB Leipzig në kuadër të raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Paraqitja e kampionit në fuqi të garës më të madhe evropiane për klube ishte shumë më e mirë në krahasim me skuadrën gjermane, andaj edhe nota mesatare më e lartë është në favor të Los Blancos.
Thibaut Courtois ishte i pakalueshëm dhe ka marrë vlerësim të lartë, sikurse edhe golashënuesi Fede Valverde.
Anësori i ekipit mysafir, Christopher Nkunku, ka marrë notën më të ulët në këtë takim.
Në vijim është vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Real Madrid 2-0 RB Leipzig. /Telegrafi/