Telegrafi

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-4 Ajax: Shumë dështime te mbretërit

Karim Benzema, Toni Kroos e Raphael Verane . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ajaxi e ka eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve pasi e ka mposhtur në shtëpi 4-1.

Kjo fitore e madhe e dërgon Ajaxin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Te Real Madridi kishte shumë lojtarë që nuk e dhanë atë që pritje, ndërsa i vetmi që e kaloi klasën ishte Reguilion me (7.2).

Lexo po ashtu Ajaxi ‘çmend’ Evropën, eliminon kampionin me spektakël midis Madridit

Notën më të dobët e mori Nacho (4.4), pasi në fund u ndëshkua me të kuq.

Nacho . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kroos dhe Courtois po ashtu morën nota të dobëta.

Në anën tjetër te Ajaxi kishin paraqitje të mirë disa lojtarë. Tadic mori vlerësimin maksimal 10, pas tij vjen Ziyech me 8.9.

Festa e Ajax . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Paraqitje të mirë kishin edhe Blin, Neres e Schone e De Jong. /Telegrafi/