Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 4-3 pas dy ndeshjeve çerekfinale ndaj Juventusit.
Skuadra mysafire ishte triumfuese në ndeshjen e kthimit, prandaj është vlerësuar me notë të përgjithshme më të lartë (7.03), kundrejt notës së ekipit vendas (6.51).
Mario Mandzukic është shpallur lojtari i ndeshjes (8.6), ndërsa pas tij te Bianconerët janë vlerësuar Gonzalo Higuain (8.0) dhe Douglas Costa (7.6).
Lojtari me notën më të ulët te Zonja e Vjetër është vlerësuar Medhi Benatia (5.5) për shkak të penaltisë që u akordua dhe që e eliminoi Juven.
Cristiano Ronaldo (7.7) ishte vazhdimisht i rrezikshëm dhe e shënoi golin që e kualifikoi Realin, prandaj ka marrë vlerësimin më të lartë te Los Blancos.
Nga ana tjetër, portieri Keylor Navas (5.6) mori notën më të ulët te Mbretërit pas gabimit në golin e Blaise Matuidit.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/