Real Madridi e ka fituar Supekupën e Spanjës ndaj Atletico Madridi që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Derisa ndeshja përfundoi pa gola, Los Blancos arritën ta fitonin 4-1 me anë të penalltive, për ta filluar kështu vitin 2020 me trofe.
Skuadra e Zinedine Zidanes ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.19, derisa ajo e Diego Simeones u vlerësua me 6.95.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të jetë Thibaut Courtois që bëri disa pritje vendimtare, ndërsa mori notën 9.0.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj finale ishte Stefan Savic, që u vlerësua me 6.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/