Real Betis e ka ndalur Milanin në barazimin 1-1, duke ia rrezikuar kualifikimin për në fazën tjetër.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, prodhoi nga gol për çdo pjesë.
Lojtari më i dalluari i ndeshjes doli të jetë argjentinasi Lo Celso që u vlerësua me notën 8.1.
Ai e shënoi golin e vetëm për spanjollët.
Nga Real Betis u vlerësuan edhe Bartra, Firpo dhe Fadda.
Te Milani më i miri ishte Suso që u notua me 8.0, pasi shënoi golin e vetë për kuqezinjtë.
Vetëm Borini i vlerësua nga lojtarët e tjerë.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Reina me 5.8. /Telegrafi/