Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real 2-4 Atletico, Diego Costa më i miri – zhgënjen mbrojtja e Realit

Atletico Madridi e ka fituar Superkupën e UEFA-s për vitin 2018, pas triumfit ndaj Real Madridit të realizuar pas vazhdimeve.

Los Rojiblancos e nisën takimin si fitues të Europa League, kurse Los Blancos si fitues të Ligës së Kampionëve.

Ashtu si edhe rezultati, paraqitja e Atleticos është vlerësuar me notë më të mirë mesatare (7.23), në krahasim me paraqitjen e Realit (6.62).

Lexo po ashtu Gola, përmbysje, vazhdime - Atletico nënshtron Realin dhe fiton Superkupën e UEFA-s

Lojtari me notën më të lartë në këtë takim është golashënuesi i dyfishtë, Diego Costa (8.8), i ndjekur nga Saul Niguez (8.7) që shënoi një gol të bukur.

Diego Costa dhe Sergio Ramos (Foto: Getty Images)

Fajtorë për humbjen e Los Blancos janë mbrojtësit, të cilët për shkak të gabimeve të tyre janë vlerësuar me nota të ulëta.

Marcelo (5.7), Raphael Varane (5.9) dhe Sergio Ramos (6.5), që të tre bënë gabime në pranimin e golave.

Ndërsa më mirë nuk ka kaluar as portieri Keylor Navas (5.3), i cili e ka marrë notën më të ulët në këtë sfidë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored.com)

 

Notat e lojtarëve të Atletico Madridit (Foto: WhoScored.com)

/Telegrafi/

Exit mobile version