Telegrafi

Notat e lojtarëve: RB Leipzig 2-1 Man City, vlerësohen De Bruyne dhe Szoboszlai

(Foto: Twitter/Manchester City)

Pa ndonjë objektiv, Manchester City ka pësuar humbje në udhëtim te RB Leipzigu, në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Në takimin e zhvilluar në Red Bull Arena Leipzig, skuadra angleze ka marrë notë më të mirë mesatare se ekipi gjerman, përkundër se e humbi sfidën.

Kevin de Bruyne (7.8) dhe Dominik Szoboszlai (7.8) kanë marrë vlerësimet më të larta në këtë ndeshje.

Lexo po ashtu RB Leipzig mposht Manchester Cityn dhe siguron një vend në Ligën e Evropës

Mesfushori i ekipit nikoqir, Kevin Kampl (6.2), është vlerësuar me notën më të ulët nga lojtarët startues.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin RB Leipzig 2-1 Manchester City. /Telegrafi/