Telegrafi

Notat e lojtarëve: PSG 3-0 Real Madrid, Di Maria më i dalluari

Paris Saint-Germian e ka filluar sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore, pasi e ka mposhtur Real Madridin në Parkun e Princave me rezultat 3-0.

Golat në këtë takim u shënuan nga Angel di Maria (14’ / 33’) dhe Thomas Meunier në minutën e 91-të.

Parisienët ishin dukshëm skuadër më e mirë në fushë, ndërsa morën notën e përgjithshme 7.17, gjersa Los Blancos u vlerësuan me 6.23.

Lojtari më i dalluar në këtë takim ishte anësori argjentinas, që mori notën 9.0, shkaku i dy golave të shënuar.

Lexo po ashtu PSG-ja fiton me rezultat bindës ndaj Real Madridit në startin e Ligës së Kampionëve

Në anën tjetër, dështimi i përballjes në mes të dy skuadrave ishte mbrojtësi i madrilenëve, Raphael Varane, që mori vlerësimin 5.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të PSG-së (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/