Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Parma 0-1 Juventus, Pjanic dhe Chiellini më të mirët

Festa e golit të Giorgio Chiellinit (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Juventusi e ka mposhtur Parmën me rezultat 0-1 në startin e Serie A-së, duke e filluar kështu mbrojtjen e titullit me fitore.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Giorgio Chiellini në minutën e 21-të, pas asistimit që pranoi nga Alex Sandro.

Juventusi ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.97, ndërsa Parma u vlerësua me 6.34, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Parma vs Juventus (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte mesfushori i Zonjës së Vjetër, Pjanic, që mori notën 8.3.

Paraqitje mesatare kishte Cristiano Ronaldo, derisa mori vlerësimin 6.5 edhe pse kishte disa shanse të mira për gol.

Lexo po ashtu Juventusi e fillon mbrojtjen e titullit me fitore, mposht Parmën

Nga ana tjetër, lojtari që kishin paraqitjen më të dobët ishin sulmuesi i vendasëve, Dejan Kulusevski, që mori vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Parmas (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)
Exit mobile version