Telegrafi

Notat e lojtarëve: Newcastle 2-1 Manchester City, vlerësohen Aguero dhe Silva përkundër humbjes

Sergio Aguero, Newcastle United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Newcastle United e ka mposhtur Manchester Cityn në përpjekje për ta shmangur sa më shumë zonën e rrezikut.

Në ndeshjen e zhvilluar në St James Park, fitoi skuadra vendase, prandaj ka notë mesatare (6.72) më të lartë në krahasim me ekipin mysafir (6.49).

Sergio Aguero është lojtari me notën më të lartë te City (7.8), por edhe në përgjithësi në ndeshje. Pas tij renditet David Silva (7.7).

Lexo po ashtu Newcastle mposht Cityn, mundësi që Liverpooli të shkëputet në krye të tabelës

Portieri Ederson është futbollisti me vlerësimin më të ulët (5.6) te ekipi mysafir, si edhe në përgjithësi në këtë takim.

Edhe Raheem Sterlig është notuar me notë të ulët (5.9), derisa pakëz më mirë është Danilo (6.1).

Golashënuesi Jose Rondon (7.5) dhe qendërmbrojtësi Florian Lejeune (7.5) janë futbollistët me notat më të larta te vendasit.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Newcastle United (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/