Arsenali e ka kryer detyrën në ndeshjen e zhvilluat në St James’ Park duke marrë tri pikë kundër Newcastle Unitedit (2-0).
Falë paraqitjes më të mirë, edhe nota mesatare e Topçinjve është më e lartë sesa ajo e ekipit vendas
Duke qenë asistues dhe golashënues, Pierre-Emerick Aubameyang ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.
Granit Xhaka, i cili në këtë takim luajti në rolin e mbrojtësit të majtë, ka marrë notë solide.
Ndërkaq, notën më të ulët në këtë sfidë e ka marrë mbrojtësi i majtë i Newcastle, Matt Ritchie. /Telegrafi/