Telegrafi

Notat e lojtarëve në ndeshjen Roma 1-2 Real Betis

(Foto: Twitter/AS Roma)

Real Betisi është rikthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Romën në Stadio Olimpico.

Ekipi vizitor ka marrë notë mesatare më të lartë në sesa skuadra vendase, megjithëse dallimi nuk është shumë i madh.

Golashënuesi Guido Rodriguez është futbollisti me vlerësimin më të lartë në këtë sfidë, i ndjekur nga Luis Henrique që hyri në minutën e 22-të.

Roger Ibanez, Paulo Dybala e Tammy Abraham, janë lojtarët me notat më të larta te Giallorossët.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Roma 1-2 Real Betis. /Telegrafi/