Telegrafi

Notat e lojtarëve në ndeshjen Chelsea 2-0 Dortmund

(Foto: Getty Images)

Chelsea ka arritur të rikthehet nga disavantazhi i ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, për ta fituar sfidën kthyese dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës elitare evropian.

Duke qenë skuadra fituese dhe falë paraqitjes më të mirë në lojë, Blutë kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se BVB.

Golashënuesi Kai Havertz është vlerësuar për paraqitjen e tij, i ndjekur nga mesfushori Ben Chilwell e portieri Kepa Arrizabalaga.

Lexo po ashtu Chelsea përmbys rezultatin e Dortmundit dhe vazhdon në çerekfinale

Paraqitja e fazës defensive të BVB nuk ka qenë e duhura, derisa nota më e ulët ka shkuar për mbrojtësin e majtë, Raphael Guerreiro.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Chelsea 2-0 Borussia Dortmund. /Telegrafi/