Telegrafi

Notat e lojtarëve: Napoli 4-1 Inter, shkëlqen Fabian Ruiz

Fabian Ruiz (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Interi ka pësuar nga Napoli në udhëtimin e vështirë në stadiumin San Paolo, në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit në Serie A.

Falë fitores bindëse, skuadra nikoqire ka marrë notë mesatare më të lartë (7.26), në krahasim me ekipin mysafir (6.27).

Lexo po ashtu Interi pëson nga Napoli dhe e vë në rrezik kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Golashënuesi i dyfishtë dhe asistuesi, Fabian Ruiz, me plot meritë e ka marrë notën më të lartë në këtë takim (9.7).

Nota më e ulët ka shkuar për Kwadwo Asamoah (5.5), por afër tij ishte edhe Samir Handanovic (5.6).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Napolit (Foto WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Interit (Foto WhoScored)

/Telegrafi/