Juventusi pësoi humbjen e parë sezonale në Serie A, edhe atë nga skuadra e promovuar këtë edicion, Monza, për të cilën njëherësh ishte fitorja e parë.
Ekipi fitues ka marrë notë mesatare më të lartë se Bianconerët që e humbën takimin.
Duke qenë se u përjashtua me karton të kuq për gjestin e tij në pjesën e parë duke i lënë bashkëlojtarët në vështirësi, Angel Di Maria ka marrë notën më të ulët në këtë ndeshje.
Vlerësimi më i lartë në këtë sfidë ka shkuar për mbrojtësin e ekipit nikoqir, Armando Izzo.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të të gjithë lojtarëve në ndeshjen Monza 1-0 Juventus. /Telegrafi/