Paris Saint-Germaini e ka kryer detyrën përballë Montpellier në ndeshjen e xhiros së 21-të në Ligue 1 për të marrë pikët e plota.
Duke bërë lojë më të mirë dhe duke qenë skuadra triumfuese, lideri i kampionatit francez ka marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se ekipi nikoqir.
Asistuesi dhe golashënuesi, Fabian Ruiz, është futbollisti me vlerësimin më të lartë në këtë takim, i ndjekur shumë afër nga golashënuesi tjetër, Lionel Messi.
Zhgënjen faza defensive e vendasve, derisa portieri Benjamin Lecomte ka marrë notë solide, meqenëse golat nuk ishin për fajin e tij.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Montpellier 1-3 Paris Saint-Germain. /Telegrafi/