Kosova ka barazuar ndaj Moldavisë (1-1) në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.
Ndeshja u zhvillua në “Ennio Tardini” të Parmas, pasi Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Ishin moldavët që shënuan të parët më në minutën e 19-të me Ion Nicolaescut. Kosova barazoi në pjesën e dytë me Benjamin Kolollin në minutën e 71-të.
Pas golit Kosova u mundua ta fitojë ndeshjen, por që nuk arritën të shënonin.
Lojtari me notën më të mirë te Kosova ishte Valon Berisha që u notuan me notën 7.3. Pas tij lartë u vlerësuan edhe Benjamin Kololli (7.1) dhe Florent Hadërgjonaj (7.0).
Lojtari më i dobët në fushë te Kosova ishte Herolind Shala që u notua me 5.8.
Kosova pas tri ditësh luan në “Fadil Vokrri” ku pret Greqinë.
Notat e lojtarëve të Kosovës
/Telegrafi/