Milani dhe Interi kanë zhvilluar një superderbi në San Siro, të cilin e fitoi skuadra zikaltër.
Në këtë ndeshje, Rossonerët kanë marrë notë mesatare lehtësisht më të ulët (6.63) në krahasim me Nerazzurrët (6.80).
Edhe pse luajti në skuadrën që e humbi ndeshjen, Timoue Bakayoko e ka marrë notën më të lartë në këtë takim (8.5).
Ndërsa sa i përket dështimit të ndeshjes, ky epitet i ka takuar mbrojtësit të Ricardo Rodriguez (5.7).
Lojtarët e Interit, përgjithësisht, kanë marrë nota të mira falë fitores së tyre në këtë ndeshje.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/