Milani ka marrë pikë të plota në përballjen ndaj Venezias, e vlefshme për xhiron e pestë në Serie A.
Falë paraqitjes më të mirë, Rossonerët kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.
Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje është vlerësuar Theo Hernandez (8.3), i cili hyri nga banka rezervë për ta vendosur fituesin.
Ndërkaq, nota më e ulët ka shkuar për lojtarët e ekipit vizitor, Dennis Johnsen dhe Dor Peretz.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Milan 2-0 Venezia. /Telegrafi/