Milani e ka fituar ndeshjen kryesore të javës së 24 në Serie A kundër Atalanas për t’u pozicionuar në vendin e tretë në renditjen tabelare.
Rossonerët bënë paraqitje më të mirë se ekipi vizitor në San Siro, ashtu që kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë.
Asistuesi Rafael Leao është vlerësuar me notë më të lartë në këtë takim, derisa Olivier Giroud ka marrë notën më të ulët te vendasit.
Qendërmbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti, ka marrë notë mesatare në raport me bashkëlojtarët e tij.
Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për futbollistët e të dyja skuadrave në ndeshjen Milan 2-0 Atalanta. /Telegrafi/