Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Milan 1-3 Juventus: Chiesa yll i derbit

Juventusi ka fituar në “San Siro” derbin ndaj Milanit me rezultat 3-1, duke ua shkaktuar humbjen e parë sezonale kuqezinjve.

Federico Chiesa shënoi dy gola të bukur, ndërsa golin e tretë për Juventusin e shënoi amerikani Weston McKennie.

Golin e vetëm për Milanin e shënoi Davide Calabria.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë Chiesa me notën 8.6.

Pas italianit më i vlerësuari ishte Wojciech Szczesny me notën 8.4, pasi me pritjet e tij e shpëtoi shpesh Juven.

Lojtari më i dobët në këtë takim ishte Jens Petter Hauge me notën 5.4.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet në pozitën e katërt me 30 pikë ( ka një ndeshje më pak), shtatë pikë më pak se Milani që mbetet lider.

Notat e lojtarëve të Milanit

Notat e lojtarëve të Juventusit

/Telegrafi/

Exit mobile version