Telegrafi

Notat e lojtarëve: Milan 1-2 Sassuolo, Raspadori hyri në minutën e 64 për ta fituar ndeshjen

Milani nuk është mbajtur në përballjen ndaj Sassuolos të cilën e humbi në San Siro, edhe pse e pati epërsinë.

Nota mesatare e dy ekipeve kundërshtare ishte e përafërt, përkundër fitores së ekipit mysafir.

Sulmuesi vizitor, Giacomo Raspadori, u inkuadrua në lojë në minutën e 64 dhe i shënoi dy gola për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së tij dhe padyshim që ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.

Lexo po ashtu Milani humb me përmbysje nga Sassuolo

Anësori i Sassuolos, Jeremie Boga, është vlerësuar më notën më të ulët në këtë takim.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave, të cilin jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/