Milani nuk është mbajtur në përballjen ndaj Sassuolos të cilën e humbi në San Siro, edhe pse e pati epërsinë.
Nota mesatare e dy ekipeve kundërshtare ishte e përafërt, përkundër fitores së ekipit mysafir.
Sulmuesi vizitor, Giacomo Raspadori, u inkuadrua në lojë në minutën e 64 dhe i shënoi dy gola për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së tij dhe padyshim që ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.
Anësori i Sassuolos, Jeremie Boga, është vlerësuar më notën më të ulët në këtë takim.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave, të cilin jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/