Telegrafi

Notat e lojtarëve: Milan 1-0 Fiorentina, vlerësohet paraqitja e Tonalit

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani është mjaftuar me një gol ndaj Fiorentinas në San Siro për të marrë pikë të plota në garën për titull.

Rossonerët e deshën më shumë fitoren, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi mysafir.

Mesfushori Sandro Tonali ka marrë vlerësimin më të lartë, i ndjekur nga faza mbrojtëse, në përjashtim të Pierre Kalulu.

Portieri mysafir, Pietro Terracciano, ka marrë notën më të ulët për shkak të gabimit që i kushtoi me gol.

Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në takimin Milan 1-0 Fiorentina. /Telegrafi/