Telegrafi

Notat e lojtarëve: Milan 0-1 Napoli, Rrahmani me vlerësim të lartë

(Foto: Twitter/Official SSC Napoli)

Milani ka humbur në San Siro përballë Napolit duke pësuar një gol dhe duke mos arritur të shënojë.

Edhe pse vendasit e humbën ndeshjen, nota mesatare e dy skuadrave është shumë e përafërt.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka marrë notën më të lartë për mysafirët, por edhe në përgjithësi në ndeshje. Te Rossonerët me paraqitje të mirë është vlerësuar e gjitha faza e mbrojtjes.

Lexo po ashtu Milani mposhtet në shtëpi nga Napoli

Brahim Diaz ka marrë vlerësimin më të ulët te skuadra vendase, derisa te mysafirët notë më të ulët ka marrë Hirving Lozano.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave nga SofaScore për ndeshjen Milan 0-1 Napoli. /Telegrafi/