Telegrafi

Notat e lojtarëve: Milan 0-0 Torino, vlerësohen mbrojtësit mysafirë

Armando Izzo dhe Patrick Cutrone (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani dhe Torino nuk kanë shënuar gola në ndeshjen e javës së 15 që u zhvillua në San Siro.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe notat mesatare të skuadrave janë të përafërta, 6.89 për Rossonerët dhe 6.92 për Granata.

Notën më të lartë te vendasit e ka Tiemoue Bakayoko (7.7), ndërsa lartë janë vlerësuar edhe portieri Gianluigi Donnarumma (7.3) dhe mbrojtësi i djathtë, Davide Calabria (7.3).

Lexo po ashtu Milani dhe Torino ndahen në paqe, nuk ka gola në San Siro

Mesfushorët ofensivë, Suso (6.3) dhe Hakan Calhanoglu (6.3) kanë vlerësimet më të ulëta te Rossonerët.

Te mysafirët janë vlerësuar qendërmbrojtësit Koffi Djidji (7.9), Armando Izzo dhe Nicolas Nkoulou (7.6).

Derisa paraqitjen më të dobët e ka bërë faza ofensive, e udhëhequr nga Andrea Belotti (6.5) dhe Iago Falque (6.5).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Torinos (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/