Telegrafi

Notat e lojtarëve: Meksika 0-3 Suedia, vlerësohen Granqvist e Augustinsson

(Foto: Getty Images)

Suedia është treguar skuadër e fortë për Meksikën në ndeshjen e fundit grupore në Kampionatin Botëror.

Falë paraqitjes së saj, skuadra skandinave ka marrë notë mesatare 7.23, derisa meksikanë janë vlerësuar me notë mesatare 6.20.

Lexo po ashtu Suedia mposht Meksikën dhe kualifikohet nga pozita e parë

Notat më të larta në ndeshjen kanë shkuar për mbrojtësit Andreas Granqvist (8.3) dhe Ludwig Augustinsson (8.2), të cilit ishin njëherësh edhe golashënues.

Hector Moreno (5.6) dhe Andres Guardado (5.6) kanë marrë notat më të ulëta te meksikanë, por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Vlerësimi i lojtarëve të të dyja përfaqësueseve:

Notat e lojtarëve të Meksikës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Suedisë (Foto: WhoScored)

Përmendim se pikërisht Suedia dhe Meksika u kualifikuan nga Grupi F, me pikë të barabarta, nga gjashtë.

Ndërkaq, Gjermania u eliminua pas humbjes së papritur nga Koreja e Jugut. /Telegrafi/