Manchester Unitedi e ka kryer detyrën ndaj Leeds United në takimin e parë sezonal të këtij edicioni në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq ishin dominues në sfidën që u zhvillua në Old Trafford duke shënuar pesë gola, ndërsa pranuan vetëm një.
Ishte një kombinim i jashtëzakonshëm i dyshes Bruno Fernandes dhe Paul Pogba, të cilët ishin më meritorët për triumfit.
Portugezi shënoi het-trik golash, kurse francezi dhuroi katër asistime. Një tjetër gol e realizoi Mason Greenwood.
Falë paraqitjes dhe triumfit të thellë, Djajtë e Kuq kanë marrë notë më të lartë mesatare, ndërsa Ferndandes dhe Pogba ishin më të mirët në fushë. /Telegrafi/