Manchester United ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt në finale të FA Cup, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin ‘Wembley’.
Për ‘Djajtë e Kuq’ golat i shënuan Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo, ndërsa golin e vetëm për ‘Qytetarët’ në këtë takim e shënoi Jeremy Doku.
Ky ishte trofeu i vetëm i Unitedit këtë sezon, që para se gjithash iu siguron atyre pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Bruno Fernandes i cili mori notën 8.0, ndërsa me notë të lartë u vlerësuan edhe Alejandro Garnacho (7.7) dhe Aaron Wan-Bissaka (7.1).
Tek Manchester City lojtari me notën më të madhe ishte Phil Foden me notën 7.7, ndërsa pas tij me paraqitje të mirë u vlerësuan edhe Rodri (7.6) dhe John Stones (7.3).
Lojtari me notën më të vogël dhe njëherësh dështimi i ndeshjes doli të jetë Jonny Evans i cili mori notën 6.3.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: