Manchester City e ka nëpërkëmbur Shakhtar Donetskun në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra angleze ka marrë notë mesatare shumë më të lartë (7.76), në krahasim me ekipin ukrainas (5.58).
Riyad Mahrez (9.8) dhe Gabriel Jesus (9.4) janë lojtarët me notat më të larta në këtë takim, ndërsa e gjithë skuadra e Pep Guardiolas është vlerësuar për paraqitjen e tyre.
Notën më të ulët në këtë sfidë padyshim se e ka marrë portieri Andriy Pyatov (4.6), i cili pranoi gjashtë gola.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/