Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester City 5-0 Burnley, Foden më i dalluari

Manchester City vs Burnley (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me rezultat bindës 5-0 ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Golat për Citizens i shënuan Phil Foden (22’/63’), Riyad Mahrez (43’/45’+2) dhe David Silva në minutën e 51-të.

Manchester City ishte më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.42, ndërsa Burnley u vlerësua me 5.66.

Lexo po ashtu Manchester City i pamëshirshëm ndaj Burnleyt

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Phil Foden fal dy golave të shënuara duke u notuar me 9.2.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri i Burnleyt Nick Pope me vlerësimin 4.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

 

 

/Telegrafi/