Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester City 3-0 Brighton, Mahrez me vlerësim të lartë

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City ka marrë pikë të plota përballë Brighton & Hove Albion në Etihad Stadium për t’u ngritur në maje të Ligës Premier.

Citizens realizuan tre gola, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi mysafir.

Si golashënues dhe asistues, Riyad Mahrez, ka marrë vlerësimin më të lartë, ndërsa pas tij ndodhet golashënuesi tjetër, Bernardo Silva.

 

Portieri mysafir, Robert Sanchez, i cili pranoi tre gola, ka marrë notën më të ulët në këtë takim.

Lexo po ashtu City rimerr kreun pas fitores ndaj Brightonit

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Manchester City 3-0 Brighton & Hove Albion. /Telegrafi/