Manchester City ka fituar 3-0 në “Old Trafford” ndaj rivalit të qytetit Manchester United.
Erling Haaland ishte protagonist kryesor i takimit me dy gola të shënuar si dhe me një asistim tek goli i Phil Foden.
Lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte Bernardo Silva me notën 8.5, ndërsa te City u vlerësuan edhe Haaland dhe Rodri me notën 8.4.
https://twitter.com/ManCity/status/1718681054460969026
Te vendasit më të mirët ishin Andre Onana që u vlerësua me notën 7.9 dhe Scott McTominay me 7.3.
Më i dobëti në fushë ishte Marcus Rashford me notën 6.0, i ndjekur pas nga Jonny Evans i cili u notua me një 6.1.
Notat e lojtarëve të Man United dhe Man Cityt
/Telegrafi/