Telegrafi

Notat e lojtarëve: Man City 7-0 Leipzig, 10 me yll për Haaland

Manchester City e ka shkatërruar RB Leipzigun në Etihad Stadium duke ia shënuar shtatë gola në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Falë triumfit të thellë dhe lojës shumë më të mirë, skuadra angleze ka marrë notë mesatare dukshëm më të lartë në krahasim me ekipin gjerman.

Golashënuesi i pesëfishtë, Erling Haaland, me shumë meritë ka marrë notë maksimale, ndërsa pas tij ndodhet Kevin De Bruyne.

Lexo po ashtu Haaland shënon pesë gola, City nëpërkëmb Leipzigun

Faza defensive e ekipit gjerman nuk kanë marrë nota kaluese, ndërkohë që portieri është vlerësuar më mirë, pasi nuk ishte fajtor në golat e pranuar.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Manchester City 7-0 RB Leipzig. /Telegrafi/