Telegrafi

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Chelsea: Ortega shpëtimtar i qytetarëve, Palmer më i miri në fushë

Man City ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 1-0 në gjysmëfinale të FA Cup, për të siguruar finalen e madhe.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në fund, kur Bernardo Silva qëlloi rrjetën për 1-0.

Se Chelsea kishte shumë nga loja, tregon edhe fakti që portieri i Man Cityt, Stefan Ortega ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij me notën 7.6.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Cole Palmer me notën 7.8.

Më i dobëti në fushë ishte Malo Gusto me notën 6.4, i përcjell nga Moised Caiciedo (6.6) dhe Thiago Silva (6.7).

Notat e lojtarëve të Man City dhe Chelsea

/Telegrafi/