Mallorca ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Athletic Bilbaos në ndeshjen e javës së 24 në La Liga.
Në takimin e zhvilluar në Visit Mallorca Estadi, skuadra nikoqire ka marrë notë mesatare lehtësisht më të lartë sesa ekipi vizitor.
Sulmues i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë paraqitje fantastike duke qenë vendimtar në triumfin e Mallorcas me dy asistime të dhuruara.
Pas tij në vlerësimin e SofaScore, janë dy nga golashënuesit Takefusa Kubo dhe Angel Rodriguez.
Qendërmbrojtësi i Bilbaos, Unai Nunez, ka marrë vlerësimin më të ulët, ndërsa në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Mallorca 3-2 Athletic Bilbao. /Telegrafi/