Telegrafi

Notat e lojtarëve, Maccabi Haifa 2-0 Juventus: Atzili më i miri, te Zonja e Vjetër shumë dështime

Maccabi Haiffa ka arritur ta mposht Juventusin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve.

Omer Atzili  shënoi dy gola, duke ia bërë të vështirë, pothuajse të pamundur kalimin e grupit Zonjës së Vjetër.

Piërkisht, Atzili ishte lojtari më i mirë në fushë me notën 8.6.

Portieri Josh Cohen po ashtu kishte paraqitje të madhe, duke u vlerësuar me notën 7.9.

Te Juventusi paraqitjen më të mirë e kishte Juan Cuadrado (8.0), ndërsa dështuan keq Woijciech Szczesny (6.4), Angel Di Maria (6.3) dhe Weston McKennie (6.3).

Notat e lojtarëve të Maccabi dhe Juventus

/Telegrafi/