Paris Saint-Germaini shmangu befasinë e parë nga Maccabi Haifa për ta fituar ndeshjen e raundit të dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Meqenëse mysafirët e fituan bindshëm sfidën dhe bënë paraqitje më të mirë, edhe nota mesatare e tyre ishte dukshëm më e lartë.
Lionel Messi ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim, ndërsa pas tij ndodhet Kylian Mbappe – që të dy me nga një gol dhe asistim.
Nota më e ulët në këtë përballje ka shkuar për mbrojtësin e krahut të ekipit izraelit, Dolev Haziza.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Maccabi Haifa 1-3 Paris Saint-Germain. /Telegrafi/