Liverpooli ka arritur ta bëjë njërën prej rikthimeve më të mëdha në histori, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4-0.
‘The Reds’ treguan se janë një nga skuadrat më të forta në botë aktualisht, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Lojtari më i mirë i ndeshjes Divock Origi që shënoi dy herë. Ai u notua me 8.9.
Pas tij vijnë portieri Alisson dhe zëvendësuesi Wijnaldum me nga 8.7.
Shaqiri u vlerësua me notën 7.2.
Te Barcelona kaluese e merr vetë Lionel Messi, që është notuar me 7.3.
Lojari më i dobët i ndeshjes ishte Jordi Alba me 5.6./Telegrafi/