Telegrafi

Notat e lojtarëve, Liverpool 3-3 Benfica: Firmino më i miri në fushë

Ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Benficas doli të jetë e bukur, pasi u shënuan gjashtë gola dhe përballja u mbyll baras 3-3. Rezultat i përgjithshëm i dy ndeshjeve ishte 6-4, duke bërë që Liverpooli të shkonte në gjysmëfinale.

Ibrahima Konate shënoi i pari, pastaj Firmino shënoi dy herë për The Reds, ndërsa golat për Benfican i shënuan Goncalo Ramos, Roman Yaremchuk  dhe Darwin Nunez.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Firmino me notën 8.4.

Pas tij ishte Konstantinos Tsimikas me notën 8.2.

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Joel Matip me notën 6.0.

Notat e lojtarëve të Liverpool dhe Benfica

 /Telegrafi/