Ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Benficas doli të jetë e bukur, pasi u shënuan gjashtë gola dhe përballja u mbyll baras 3-3. Rezultat i përgjithshëm i dy ndeshjeve ishte 6-4, duke bërë që Liverpooli të shkonte në gjysmëfinale.
Ibrahima Konate shënoi i pari, pastaj Firmino shënoi dy herë për The Reds, ndërsa golat për Benfican i shënuan Goncalo Ramos, Roman Yaremchuk dhe Darwin Nunez.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Firmino me notën 8.4.
🇧🇷❤️ pic.twitter.com/3WTkRbmAm8
— Liverpool FC (@LFC) April 13, 2022
Pas tij ishte Konstantinos Tsimikas me notën 8.2.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Joel Matip me notën 6.0.
Notat e lojtarëve të Liverpool dhe Benfica
/Telegrafi/