Liverpooli e ka mposhtur Leicesterin në kuadër të javës së tetë në Ligën Permier me rezultat 2-1 në Anfield Road.
Golat për The Reds i kanë shënuar Sadio Mane në minutën e 40-të dhe James Milner (90’+4) derisa për ‘Dhelprat’ golin e vetëm e shënoi James Maddison (80’).
Liverpooli ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë me notën e përgjithshme 7.04, ndërsa Leicesteri mori vlerësimin 6.57.
Lojtari më i mirë në këtë takim ishte anësori senegalez, që mori notën 8.4, për shkak të golit të shënuar.
Në anën tjetër, lojtari me paraqitjen me të dobët në këtë ndeshje ishte mesfushori i Leicesterit, Harvey Barnes, me vlerësimin 6.0.
Vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/