Liverpooli ka fituar ndaj Chleseat me rezultat 2-1 në kuadër të derbit të javës së tetë të Ligës Premier, duke vazhduar si lider.
Për vendasit golat në këtë takim i shënuan Mohamed Salah dhe Curtis Jones, ndërsa për mysafirët rrjetën e gjeti Nicolas Jackson.
Me këtë fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e parë me 21 pikë të grumbulluara duke lënë pas vetes Man Cityn në pozitën e dytë me 20 sosh.
Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Curtis Jones i cili u vlerësua me notën 8.2 për golin dhe paraqitjen e mirë.
Finishing touches 😮💨 pic.twitter.com/AGKVD8Z0XH
— Liverpool FC (@LFC) October 20, 2024
Ndërkohë me paraqitje solide u vlerësuan edhe Mohamed Salah (8.0) dhe Andrew Robertson (7.0).
Tek Chelsea lojtari më i dalluar ishte Moises Caicedo i cili mori notën 7.5, teksa ndeshje të mirë patën edhe Nicolas Jackson (7.2) dhe Benoit Badiashile (7.1).
Dy lojtarët me notën më të ulët në këtë takim ishin dyshja e mbrojtjes tek Chelsea, Levi Colwill dhe Tosin Adarabioyo që u vlerësuan me 6.2./Telegrafi/