Telegrafi

Notat e lojtarëve: Liverpool 2-1 Ajax, Diogo Jota ndër më të mirët

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Liverpooli i është gëzuar fitores së parë në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Ajaxin.

Pos triumfit, Redsat bënë edhe paraqitje më të mirë duke marrë notë mesatare më të lartë se skuadra holandeze.

Asistuesi Diogo Jota dhe golashënuesi Joel Matip kanë marrë vlerësimet më të larta në këtë takim.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton ndaj Ajaxit dhe i gëzohet fitores së parë

Anësorët e ekipit mysafir, Steven Bergwijn dhe Dusan Tadic, kanë marrë notat më të ulëta në këtë përballje.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Liverpool 2-1 Ajax. /Telegrafi/