Telegrafi

Notat e lojtarëve: Liverpool 2-0 Rangers, Alexander-Arnold mbresëlënës

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Liverpooli ishte komod në fitoren ndaj Rangers në Anfield, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Falë fitores dhe paraqitjes më të mirë, Redsat kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.

Trent Alexander-Arnold, i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, ka marrë vlerësimin më të lartë në ndeshje, i ndjekur nga portieri mysafir Allan McGregor, i cili nuk lejoi që skuadra e tij të humbte me rezultat më të thellë.

Lojtarët në krahun e djathtë të ekipit skocez nuk ishin në krye të detyrës.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Liverpool 2-0 Rangers. /Telegrafi/